Të rinjtë në fokus te Laçi, Starova i sheh nga afër

Laçi është një nga ekipet që ka më së shumti të rinj në përbërje. Kurbinasit tentojnë të përfitojnë sportivisht dhe financiarisht nga kjo. Dihet që të rinjtë në hapat e parë nuk mendojnë për paratë, por për të futur këmbët në futbollin profesionist.

Bardhezinjve u shkon për shtat, paguajnë më pak dhe kanë në gjirin e tyre elementë që mund të shiten në të ardhmen. Kurbinasit gjatë këtyre viteve kanë afruar në skuadër lojtarë që i angazhojnë në ndeshje me të rinjtë dhe stërvitjet i bëjnë me ekipin e parë.

Aktualisht janë disa lojtarë që i kanë në fokus dhe ditën e djeshme trajneri Sulejman Starova i ka ndjekur nga afër në ndeshjen e zhvilluar në Fushë-Krujë mes Ilirisë U19 dhe Laçit U19. Krah tij ka qenë edhe drejtori Naim Halili dhe zëvendës trajneri Klevis Hima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online