Ka punuar në të shkuarën te Napoli, ndërkohë që prej disa vitesh është pjesë e Superiores si përgatitës atletik i Partizanit. Flasim për Korrado Sakone, që zemrën e ka në Itali dhe shpesh jep intervista për mediat në vendin fqinj.
Së fundmi ai ka folur për “Spazio Napoli” dhe tregon se si punonte me shpirt për Napolin, klub në të cilin do të kthehej në këmbë në Itali. Por më parë duhet të fitojë titullin kampion me Partizanin dhe tanimë që të kuqtë janë në vendin e parë besimi është i madh se ky objektiv mund të realizohet.
“Një rikthim te Napoli? Absolutisht po! Napoli është si lëkura ime e dytë. Tetë vite në Kastel Volturno janë të rëndësishme, nuk harrohen. Nuk mburrem, por në trofetë e Napolit isha edhe unë i pranishëm. Ndoshta ishte fat, ndoshta diçka tjetër, por dhashë vërtet shpirtin. Këtë nuk e di askush, as presidenti: testet e para atletike në Napoli janë bërë me pajisjet e mia. Klubi nuk e dinte dhe unë nuk ua thosha. Po, në fillimet me Maxarrin, përdorja pajisjet e mia elektronike. Këtë sa për të thënë që punova me shpirt. Do kthehesha edhe në këmbë, as që bëhet fjalë. Ndoshta pasi të kem fituar kampionatin në Shqipëri…”.