Ngolo Kante spikati në Kupën e Botës, jo vetëm me paraqitjen në fushën e blertë, por dhe me sjelljen e tij. I ndrojtur, fjalëpakë dhe shumë punëtor. Kante u rikthye në një idhull të francezëve, që e vlerësuan shumë dhe thjeshtësinë e mesfushorit.
27-vjeçar ika fituar pëlqimin jo vetëm të tifozëve, por dhe të dy prej skuadrave më të mëdha në botë. Siç raporton “Sportmediaset” Barcelona dhe PSG janë gati që të shpenzojnë që në merkaton e janarit për të marrë shërbimet e mesfushorit.
Katalanasit e shohin si një lojtare shumë potencial, ndërsa PSG do ta rikthejë në Francë. Edhe në verë kishte shumë spekulime sa i përket të ardhmes së Kantesë, por në fund lojtari qindori tek Çelsi. Kampioni i Botës ka zhvilluar 6 ndeshje të plota me “blutë” e Londrës në këtë start, duke mundur që të shënojë dhe një gol.