Furtunë në Gjirokastër. Luftëtari pezullon trajnerin Ahmataj, zëvendësin e tij si dhe dy lojtarë, Albano Aleksin dhe Xhekson. Vendimi është bërë i ditur ditën e sotme, me drejtuesit e klubit që kanë vendosur këtë pezullim si pasojë e paraqitjes në Kupën e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Tiranës.
Luftëtari u eleminua nga Kupa e Shqipërisë javën e shkuar, teksa u mposht në ndeshjen e dytë gjysmëfinale përballë Tiranës me shifrat 5-3. Pavarëisht se në fundjavë, bluzinjtë morën një sukses ndaj Kukësit në kampionat, kjo gjë nuk ka bërë që të përtypej eleminimi në Kupë.
Sipas deklaratës së klubit, pezullimi do të zgjasë dy javë, me trajnerin e portierëve Jovan Mihajloviç që do të drejtojë ekipin.