Luftëtari pret Partizanin të dielën dhe fitorja e fundit e arritur me Skënderbeun në transfertë e ka rritur moralin në kampin bluzi. Futbollistët ndërkohë janë në pritje të pagave të prapambetura, që drejtuesit ua kanë premtuar.
Ndërkohë, veç pagave ka edhe një premtim tjetër. Sipas asaj që raporton “Supersport”, fitorja me Partizanin do të shpërblehet me shumën e 10 mijë eurove. Një motivim ekstra për futbollistët, që në fakt mendjen e kanë më së shumti te pagat e prapambetura.
takimi me Partizani luhet të dielën prej orës 13:30, ndërkohë klubi ka menduar që hyrja e tifozëve në stadium të jetë falas dhe kështu edhe mbështetja për ekipin nuk do të mungojë. Një fitore me të kuqtë do të ishte me shumë vlera për Luftëtarin, që numëron 16 pikë na klasifikim.
Kamza e parafundit ka katër pikë më pak dhe objektivi i parë është rritja e diferencës me ekipet e zonës së ftohtë, në mënyrë që të garantohet sa më parë mbijetesa në Superiore.