“Taulanti është një legjendë e klubit”, Granit Xhaka zbulon ëndrrën: Dua të luaj me vëllain tim në Basel

Granit Xhaka gjendet e grumbulluar me Kombëtaren e Zvicrës, të cilën do e udhëheqi me shiritin e kapitenit në krahë drejt këtij Kampionati Europian. Megjithëse është i përqendruar tërësisht në këtë kompeticion, mesfushori shqiptar e gjen kohën për të dhënë një intervistë për “Blick“. Ndër të tjera gjatë intervis Xhaka tregon edhe një nga ëndrrat e tij, i cila përkon me dëshirën për të luajtur përkrahë vëllait të tij, Taulantit, me fanellën e Baselit.

Është mahnitëse sesi fluturon koha. Tani jam gati 29 (qesh). Por unë ende ndihem i ri, akoma i aftë dhe i uritur dhe dua të vazhdoj të luaj futboll në nivelin më të lartë. Dhe sigurisht që është një ëndërr për Taulantin dhe mua të luajmë përsëri së bashku në FC Basel, edhe nëse është vetëm për një minutë ose një ndeshje. Por do të doja të fitoja një titull tjetër me Baselin. A do ta lija vëllain të vinte shiritin e kapitenit? Padyshim! Taulant është një legjendë e klubit në Basel dhe një legjendë e klubit meriton shiritin e kapitenit”, ka thënë ndër të tjera Granit Xhaka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online