Talenti shqiptar bind drejtuesit dhe rinovon me Interin, zikaltërve u propozohet edhe.. Shkodran Mustafi

Andi Hoti ka arritur të bindë drejtuesit e klubit të Interit për aftësitë e tij. Zikaltrit besojnë te cilësitë e mbrojtësit 18-vjeçar, prandaj kanë vendosur të rinovojnë kontratën deri në vitin 2024. Futbollisti shqiptar iu bashkua ekipit U17 të Interit pas transferimit nga Zyrihu në fillim të vitit të shkuar, ndërsa në muajin shtator u bë pjesë e skuadrës së 19-vjeçarëve.

Ndërkohë në Itali bëjnë me dije se pala menaxhuese e Andi Hotit ka hedhur edhe një tjetër propozim në tryezën e zikaltërve. Ka qenë pikërisht emri i Shkodran Mustafit, i cili mbylli aventurën e tij të shkurtër në radhët e Shalkes dhe është një kërkim të një ekipi. Por duket se kjo kandidaturë nuk ka ngrohur aspak drejtuesit e Interit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online