Partizani ka mundësinë të shkruajë historinë në Europë. Të kuqtë do të përballen me Valmierën në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Shanset janë të mëdha për një kualifikim në “play off”, teksa kampionët e Letonisë janë rivalë tërësisht të përballueshëm për “demat e kuq”. Pas mbrëmjes së djeshme, tabloja e kundërshtarëve të mundshëm në “play off” është bërë edhe më e qartë.
Në rast se kalon turin e tretë kualifikues, shorti do t’i vendosë përballë Partizanit një prej 5 ekipeve humbëse të turit të tretë të Ligës së Europës. Mbrëmjen e djeshme janë përcaktuar edhe pesë çiftet e këtij turi, duke krijuar një ide më të pastër për atë çfarë e pret ekipin e Zekiçit në “play off”. Kështu, në vazon e favoritëve do të vendosen humbësit e çifteve: Zalgiris-Haken, Karabag-Helsinki, Zrinjski Mostar-Breidablik, Sherif Tiraspol-Bate Borisov, Astana-Ludogorets./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit në “play off“:
Humbësi i çiftit Zalgiris (Lituani) – Haken (Suedi)
Humbësi i çiftit Karabag (Azerbajxhan) – Helsinki (Finlandë)
Humbësi i çiftit Zrinjski Mostar (Bosnje-Hercegovinë) – Breidablik (Islandë)
Humbësi i çiftit Sherif Tiraspol (Moldavi) – Bate Borisov (Bjellorusi)
Humbësi i çiftit Astana (Kazakistan) – Ludogorets (Bullgari)