E bujshme/ Talentin e madh të Shqipërisë e heqin nga ekipi për arsyen e pazakontë: Ishte mësuar me jetën e Londrës, ky qyteti norvegjez është i vogël dhe i qetë

Nëse flasim për talentin me më shumë prespektivë nga Shqipëria U-21, emri i parë që mund të thuhet është ai i Adrion Pajazitit. Mesfushori i Shpresave ka cilësi fantastike dhe Alban Bushi e cilësoi jo më kot si Demollari i ri.

Kartoni i këtij lojtari zotërohet nga Fulham dhe prej disa kohësh është dërguar në huazim te Haugesund në Norvegji. Por vetëm pas 11 ndeshjesh, ekipi norvegjez vendos që të mbyll bashkëpunimin me Pajazitin para kohe për arsye që nuk lidhen me pjesën sportive.

Drejtori sportiv i ekipit, Eirik Opedal, ka shpjeguar se Adrioni nuk po arrinte dot që të përshtatej me jetën në Norvegji. “Kalimi nga jeta e Londrës në një qytet të vogël dhe të qetë norvegjez si ky i yni, ishte i vështirë për Pajazitin.

Sa i përket futbollit të luajtur, Pajaziti na ka dhënë shumë, por në total, duke përfshirë edhe jetën jashtë fushës, në konsultim me vetë Adrionin dhe Fulhamin, kemi zgjedhur që t’i japim fund huazimit tani”, tha drejtori sportiv i Hagesaund në një deklaratë zyrtare. Tani mbetet të shihet nëse Fulham do t’i jap hapësirë Pajazitit në ekipin e parë apo do ta dërgojë në një tjetër huazim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online