FORCA TIRANA! Koha për të treguar dinjitetin e shqiptarëve në Europë, trajneri i Beshiktashit nënvlerësoi dhe foli sikur të ishte ambasadori i Turqisë në Shqipëri

Në futboll ekziston gjithmonë gjuha e diplomacisë. Pavarësisht se mund të luhet edhe ndaj ekipeve më të dobëta, trajnerët nuk e humbasin kurrë profesionalizmin e tyre dhe duke kërkuar që t’i transmetojnë lojtarëve seriozitetin dhe impenjimin maksimal, zakonisht flasin fjalët më të mira për rivalin.

E thënë ndryshe, në konferencat për shtyp nuk ekziston asnjë kundërshtar më i dobët. Por ajo e djeshmja për Senol Gunesh, trajnerin e Beshiktashit, ishte disi më ndryshe. Për një moment Gunesh u duk sikur të ishte ambasadori i Turqisë në Shqipëri dhe jo trajneri i Beshiktashit.

Duke mos e pasur shumë mendjen te ndeshja kundër Tiranës, Gunesh foli më shumë për marrëdhëniet e mira mes shqiptarëve dhe turqëve. Kjo tregon hapur nënvlerësimin ose më saktë idenë e krijuar nga trajneri i Beshiktashit se historia e kualifikimit është e mbyllur.

Kjo u duk qartë edhe në moment kur Gunesh e cilësoi Tiranën një ekip shumë të vogël karshi Beshiktashit dhe kur tha se do t’i tërheq bardheblutë në lojën e tij. Pra Gunesh nuk ndiente aspak frikë se nënkampionët e Shqipërisë mund t’i shkaktojnë sadopak vështirësi, pa përmendur temën e kualifikimit që do të ishte shumë.

Ajo që sportdashësit shqiptarë kërkojnë sot nga Tirana, jo vetëm tifozët bardheblu, është një përfaqësim sa më dinjitoz. Mjafton që për një moment t’i vendosim në vështirësi turqit e Beshiktashit dhe t’i tregojmë realisht sesa vlejmë. Kështu edhe Senol Gunesh mund të reflektojë sadopak që në një moment tjetër të mos flas vetëm për marrëdhënien mes shteteve kur vjen për të luajtur një ndeshje futbolli. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online