Kukësi ka njoftuar zyrtarisht afrimin e mbrojtësit Olsi Teqja. 30-vjeçari vjen nga skuadra e Kamzës, me të cilët u aktivizua në pjesën e parë të sezonit. Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi verilindor ka njoftuar arritjen e marrëveshjes, në bazë të një kontrate 18-mujore.
Për mbrojtësin, Kukësi do të jetë klubi i tij i gjashtë në Superiore, teksa më parë është aktivizuar dhe me fanellat e Kastriotit, Bylisit, Laçit, Tiranës, si dhe së fundmi me Kamzën.
Njoftimi i klubit të Kukësit
Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Olsi Teqja.
Mbrojtësi ka firmosur kontratë me klubin tonë për një periudhë 18-mujore.
30-vjeçari vjen nga skuadra e Kamzës dhe do ti bashkohet menjëherë ekipit tonë.
#MirëSeVjenOlsiTeqja