Tare i sqaron të gjitha: Nga Kaisedo, Korrea te rinovimet e Milinkoviç-Saviç dhe Imobile

Igli Tare ka folur për “Sky Sport”, ku bazohet te situata e disa lojtarëve të caktuar në ekip. Drejtori sportiv i Lacios flet mbi situatën e Felipe Kaisedos dhe Zhakuin Korreas. Tare komenton dhe rinovimet e dyshes: Milinkoviç-Saviç dhe Imobile, akordi me të cilët është arritur.

Kaisedo – “E vetmja gjë që nuk mund të bëj dot është të ndaloj thashethemet e merkatos. Gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç është folur. Kaisedo ka një rol aspak të thjeshtë, sidomos për një lojtar me cilësitë e tij. Ai është një djalë shumë i përulur dhe i dashur nga skuadra dhe klubi. Gjithmonë ka qenë gati dhe nuk ka bërë një polemikë të vetme. Këtë sezon do të jetë një lojtar i rëndësishëm. Kam patur një bisedë të gjatë me të dhe më ka shprehur gjëra, që janë të vërteta. Shpresojmë ta shohim sa më shpejt në fushë.”

Korrea – “Gjatë lojës, ai driblon kundërshtarin me lehtësi, por duhet të mësojë të sulmojë mirë hapësirat. Gjëja pozitive është fakti që ai është një tjetër lojtar, krahasuar me atë që ishte në javën e parë me ne. Ka nevojë dhe për pak kohë dhe qetësi për t’u integruar më mirë me grupin dhe skemat tona. Korrea është më fizik se Felipe Anderson, por nuk e kupton se sa i fortë që është. E njoh që nga koha kur luante në Argjentinë dhe më pas e kam ndjekur gjatë dy viteve me Sampdorian. Tani është një lojtar më i pjekur dhe shpresoj që blerja e tij të na dhurojë shumë kënaqësi.”

Milinkoviç-Saviç dhe Imobile – “Rinovimi i tyre është një çështje ditësh. Gjithçka do të ketë përfunduar deri në fillimin e javës së ardhshme. Akordet janë arritur prej kohësh”, përfundon drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online