Tare dhe Lotito mendojnë goditjen e dyfishtë, gati të paguajnë 12 milionë euro për talentin shqiptar

Fundi i sezonit ka hedhur menjëherë në merkato klubin e Lacios. Largimi i Inzagit ka sjellë një detyrë të re për Igli Taren dhe Klaudio Lotiton, të cilët kanë nisur nga puna për të gjetur trajnerin e ri. Kandidati kryesor është Mauricion Sarri, por bisedimet me të po zgjasin shumë, duke bërë që dyshja e bardhebluve të mendojnë për një plan B.

Lotito mendon të sjellë në kryeqytet trajnerin që fitoi Serie B me Empolin, Alesio Dionisin. Negociatat janë intensifikuar kohët e fundit, ndërsa mësohet se Dionisi ka qenë në zyrat e klubit të hënën për të diskutuar më tepër rreth mundësisë për një marrëveshje. Por trajneri nuk do të jetë i vetmi që pritet të vijë nga Empoli. Bashkë me të mund ti bashkohet Lacios edhe talenit shqiptar, Nedim Bajrami, i cili shkëlqeu këtë sezon në Serie B. Kartoni i tij vlerësohet të jetë rreth 12 milionë euro dhe në kampin bardhekaltër janë gati ti shpenzojnë aq para për fantazistin shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online