Problemi ishte Partizani? Histori e çuditshme me trajnerin e El Salvadorit, thërret Dominguez sa la kryeqytetin shqiptar

El Salvadori do të zhvillojë ndeshjet e radhës në qershor kundër United States Virgin Island dhe Antigua. Një prej lojtarëve të kësaj Kombëtare ishte pjesë e Superiores në sezonin që lamë pas, por pa arritur që të lërë gjurmë. Mbrojtësi Roberto Dominguez nuk luajti më shumë se dy ndeshje te Partizani dhe trajneri Daja që e kishte parë më mirë në stërvitje vendosi që të ndërpritej bashkëpunimi me të.

Lojtari nuk po vuante vetëm mungesën e hapësirës te Partizani, por edhe harresën e Kombëtares. Më herët ishte pjesë e formacionit titullar te El Salvadori, ndërsa pas afrimit në kryeqytetin shqiptar asnjë telefonatë nuk mbërriti më. Kjo e ndikuar edhe nga ndërrimi i trajnerit të kësaj Kombëtare, ndërsa Dominguez do të shprehte gjithë habinë: “Është situatë e çuditshme. Unë erdha të luaja të gjitha ndeshjet me ekipin kombëtar. Vetëm ndeshjen e parafundit kundër Greonadës nuk kam luajtur. Prandaj jam habitur që nuk më kanë marrë parasysh.

Askush nuk më ka kontaktuar. Mendova se do të më thërrisnin, sepse ai tha që do të merrte parasysh të gjithë lojtarët e rinj. Unë jam 24-vjeç dhe mendova se do të më kishte në plane. Këmbëngul për faktin se nuk ka marrë asnjë telefonatë. Kampionati shqiptar është shumë konkurrues. Partizani është skuadra më e madhe në Shqipëri, ajo që ka më shumë tifozë. Fola edhe me trajnerin Daja dhe më tha se mënyra e të luajturit në Shqipëri është shumë ndryshe nga ajo në Amerikën e Jugut ku isha para se të vija te Partizani. Këtu është më teknike, më e shpejtë”, do të shprehej Dominguez në mesin e muajit maj.

Por çudia e vërtetë ka ndodhur së fundmi. Trajneri Hugo Perez e ka thirrur Roberto Dominguez menjëherë sapo është larguar nga Partizani për ta marrë në Kombëtare vetëm në momentet e fundit. Sikur të ishte ekipi i kryeqytetit shqiptar “e keqja” e madhe për mbrojtësin që logjikisht duhej ta kishte ftesën dhe vëmendjen në kohën kur ishte pjesë e Partizanit dhe jo në momentin që u largua prej tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online