E akuzuan dhe tani kërkon meritat, Shaland pas 4 golave të Kosovës: Shqipëria e mundi 2-0 San Marinon

Trajneri Shaland ka qenë në pikëpyetje sa i përket të ardhmes së tij te Kosova me rezultatet e fundit që janë dëshpëruese për dardanët, nëse do të marrim për bazë shifrat e tyre kur ëndërronin për kualifikimin në Europian.

Sa i përket ndeshjeve miqësore që do të luhen në qershor, Kosova zgjodhi kundërshtarë të lehtë si San Marino, Malta, Guinea dhe Gambia. Në miqësoren e parë dardanët ia dolën që të fitonin në shifrat 4-1 me San Marinon. Kur askush nuk i jep merita për shkakun e rivalit të nivelit të dobët, trajneri Shaland kujton edhe ndeshjen e fundit të Shqipërisë që fitoi në transfertë me shifrat 0-2.

“Ne kishim pasur disa aksione të mira, mund të shënonim më shumë. Mbanim topin dhe ndërronim tempin, ishte një eksperiencë e mirë. Kemi parë po ashtu tre lojtarë të rinj në skuadër dhe mendoj se ishte një ndeshje e mirë për neve në këtë situatë që ndodhemi. Unë e di që është San Marino, por Shqipëri – San Marino ishte 2-0, asnjëherë nuk është e lehtë për të fituar”, tha Shaland. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online