Talenti kuqezi kthehet protagonist, shënon dopietë për skuadrën angleze

Armando Dobra është një nga emrat më premtues për të ardhmen e Shqipërisë. Talenti kuqezi zotëron cilësi të mira me topin dhe di si t’i hapë probleme kundërshtarëve. Futbollisti 19-vjeçar është kthyer protagonist me ekipin e Ipsuiç Taun U23, ku ka tundur dy herë rrjetën e kundërshtarëve.

Dobra vendos fillimisht baraspeshën ndaj 23-vjeçarëve të Kolçester Junajtid në minutën e 29, ndërsa në pjesën e dytë realizon edhe golin e përmbysjes. Megjithatë një gol në minutat shtesë do i hiqte fitoren nga duart, duke i mbyllur shifrat në 2-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online