Mesfushori i talentuar i Breshias, Sandro Tonali po tërheq shumë interes nga klubet më elitare të Evropës. Liverpuli, Inter, Juventus dhe Milani janë interesuar për shërbimet e 18-vjeçarit, që ka një potencial të jashtëzakonshëm.
Presidenti i Breshias, Masimo Selino pranoi disa ditë më parë se Liverpuli kishte bërë një ofertë konkrete për talentin, por që do të flitet në fund të sezonit për më tepër. Më pas, presidenti foli për Tonalin dhe për paraqitjet e tij me fanellën e Breshias, ku tregoi se kohët e fundit presioni që po ushtrohet ndaj tij po ndikon.
“Më duhet ta mbroj. Ai është i mirë, por ndaj tij po ushtrohet shumë prsion dhe kohët e fundit nuk jam duke e shijuar atë që po bën. Nuk duhet të ndihet i kënaqur me aq sa po jep, por të përpiqet gjithmonë për t’u përmirësuar akoma më shumë.”