Abrashi: E harrova lodhjen, duhet ta mbaj veten të motivuar!

Amir Abrashi u rikthye fundjavën që lamë pas të ishte titullar për Frajburgut, pasi ka qenë për një kohë të gjatë i dëmtuar. Gjatë periudhës së riaftësimit që zgjati gati një vit, Abrashi u kthye në vendlindje ku punoi me përgatitësin fizik Harun Gylen, i cili i shërbeu dhe si një motivues për të.

Së fundmi, mesfushori i kombëtares sonë ka folur për mediat gjermane, konkretisht për “Badische Zeitung”, ku ka diskutuar rreth rikthimit të tij në fushë. 28-vjeçari ka thënë se duhet të qëndrojë i motivuar dhe se rikthimi në fushë e bëri që të harronte krejtësisht lodhjen.

“Duhet ta mbash veten të motivuar. Nuk mund të qëndrosh përtokë gjatë të gjithë kohës, duhet të gjesh forcë për t’u ngritur. Nuk ndjeva asnjë problem në ndeshjen në fundjavë. Gëzimi i të qenit sërish në fushë pas kaq shumë muajsh ma bëri që ta harroj krejtësisht lodhjen. Ishte një ndeshje ku krijuam shumë raste, por goli nuk erdhi.  Rëndësi ka që po luajmë si një skuadër”, përfundoi Abrashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online