Xhengiz Yndër është një nga lojtarët më të talentuar të Romës dhe klubi po punon për t’i rinovuar kontratën 21-vjeçarit. Lojtari ofensiv ka si menaxher shqiptarin Fadi Ramadani, i cili vazhdon negociatat me klubin kryeqytetas për rinovimin e Ynder, i cili pëlqehet shumë në Gjermani.
Borusia Dortmund dhe Bajerni i Mynihut janë vënë në ndjekje të lojtarit të Romës. Bavarezët e shohin si pasardhësin e Arjen Roben, të cilit i skadon kontrata në verën e ardhshme.
Siç citon “Corriere dello Sport”, gjigantët gjermanë të Bajernit janë gati për të paguar më shumë se 60 milionë euro për shërbimet e Xhengiz Ynder. Flasim për merkaton e ardhshme, aty ku klubi bavarez do të nisë sulmin për të transferuar turkun në Mynih.