Taku në Amerikë, e ardhmja ende mister

Olsi Avdiaj

Afrim Taku në Amerikë. Për të ardhmen do të vendosë pas pushimeve. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga futbollisti që këtë sezon ka shkëlqyer në Superiore ka vendosur që të lërë Shqipërinë për disa kohë dhe të kthehet në Amerikë ku ka familjen dhe më pas të shohë e të bëjë. Burime pranë futbollistit konfirmojnë se ai do të qëndrojë disa kohë pranë bashkëshortes dhe më pas do të vendosë për të ardhmen e tij. Që do të thotë se karriera e Takut do të qartësohet, vetëm, pasi futbollisti të ketë kaluar disa ditë pushime.

Opsionet për mesfushorin janë: ose kampionati shqiptar, ose në Amerikë. Kujtojmë që Tirana dhe Afrim Taku nuk do të “udhëtojnë më bashkë”. Futbollisti nuk ka luajtur titullar kundër Skënderbeut në finalen e Kupës së Shqipërisë. Tirana dhe Taku, për mënyrën sesi shkuan gjërat, janë ndarë përfundimisht. Lojtari ka mbyllur karrierën te bardheblutë dhe klubi është dakord. Në fakt sinjalet e ndarjes kanë kohë që ishin dhënë, por mosaktivizimi i lojtarit në finale ka përshpejtuar ndarjen e dy palëve. Edhe marrëdhënia me Josën dhe ngjarja e para disa muajve sollën ftohjen e madhe.

Afrim Taku u afrua tek Tirana vetëm në verën e shkuar. Nënshkrimi me mesfushorin 26-vjeçar që luan edhe si mbrojtës i djathtë ishte pa diskutim një “goditje” e madhe e Tiranës në merkaton e shkuar të verës. Dhe lojtari nuk dështoi. Një mbrojtës që u konvertua në mesfushor, por që bëri edhe goleadorin. Askush nuk e priste që Afrim Taku mund të shpërthente në këtë formë, ndërsa gjeti 9 herë rrjetën në 34 ndeshje të luajtura, duke u aktivizuar mbi 3 mijë minuta e duke qenë golashënuesi më i mirë i Tiranës këtë sezon. Për futbollistin për sezonin e ri janë në lojë disa skuadra të Superiores, duke filluar që nga Partizani, Skënderbeu, Kukësi e Flamurtari. Por lojtari ende nuk ka vendosur me cilin ekip do të luajë për sezonin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online