Taku lë Tiranën, e pret Partizani

Anton Cicani

Çfarë është më e vështirë, të kalosh Oqeanin Atlantik apo të luash në Kategorinë e Parë? Afrim Taku është në mes, edhe pse e di mjaft mirë se rikthimi në kontinentin e mundësive, këtë herë, do të ishte edhe më traumatik, jo sepse ai s’ka ku të qëndrojë aty, por sepse është ende një profesionist në kulm të karrierës dhe mund të japë edhe më shumë. Në anën tjetër, ndjen keqardhje që Tirana u zhyt në gropën që gërmoi vetë, por sigurisht që ndjen edhe një mllef të madh ndaj trajnerit Josa, me të cilin i prishi raportet në mars dhe, më pas, kur klubi ndërhyri, arriti një “paqe false”. Praktikisht, një farë marrëveshje për të mos krijuar përçarje. Por, kapaku iu vu me stolin në finalen e kupës së Shqipërisë. Ditën tjetër, Taku ishte në tavolinën e presidentit të Partizanit, Demi. Sigurisht, duke diskutuar të ardhmen. Sepse, mesfushori është i joshur nga të kuqtë që në mars, kur pati kontaktin e parë. Tani që gjithçka u zgjidh dhe që sezoni me bardheblutë mori tatëpjetën, gati kontrata e pasur me ekipin tjetër të kryeqytetit.

Në fakt, burime pranë “Sport Ekspres” flasin për një rrogë shumë më të lartë dhe pasur se te Tirana. Për Takun pati edhe një sondazh të Skënderbeut, por vetëm kaq. Lojtari është i mësuar me kryeqytetin dhe është ambientuar plotësisht. Jo vetëm kaq, por edhe me tifozerinë e kuqe s’ka asnjë fërkim dhe s’ka pasur kurrë. Madje, në fushë është sjellë gjithmonë me profesionalizëm, ashtu sikurse edhe në deklarata. Taku është parë gjithmonë me sy të mirë te Partizani, që e ka vlerësuar për tekninën e tij. Në fakt, me largimin e mundshëm të Torasës, që nuk pëlqehet nga Moxhi, Taku pritet të jetë ai lojtari që do të bëjë diferencën në krah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online