Takaj: Daja nuk preket, topin e ka skuadra!

Dy humbje rresht, ndaj Kukësit e Laçit, natyrshëm që kanë mërzitur jo pak presidentin Ardian Takaj, i cili tashmë duhet të kthejë sytë nga skuadra, edhe pse mendja është në CAS.

Në një intervistë për Supersportin, presidenti i Skënderbeut ka folur për gjithçka po ndodh me Skënderbeun.

TITULLI

“Moralisht, të gjithë ne edhe tifozët ishim përgatitur për t’u shpallur kampion. Titulli është i hipotekuar, por pas një sezoni shumë të lodhshëm ndodh rënia. I ndodh të gjitha ekipeve europiane. Ishte e nevojshme një mbledhje me ekipin dhe stafin, sepse në këto momente problem shumë i madh është motivimi. Kërkuam të shpallemi kampion prej kësaj jave dhe morëm si përgjigje gatishmërinë e të gjithëve.

DAJA

“Absolutisht Daja gëzon besimin tim të plotë. Por, janë çaste nervozizmi, sepse edhe trajneri është përgatitur ta mbyllë sa më shpejt kampionatin. Skënderbeut nuk i falet të bëjë paraqitje si ato dy të fundit. Edhe tifozeria ishte përgatitur të festonte dhe korçarëve po u preke festën i ke prekur aty ku nuk mbajnë dot.

FESTA DHE KUPA

“Kampionatin e kemi në duart dhe këmbët tona dhe nuk shohim aspak se çfarë do të bëjnë rivalët. Nga ndeshja e radhës ekipi do përgjigjet dhe do të kthehet në paraqitjet e bëra gjatë këtij viti të suksesshëm. Jemi pranë titullit dhe luajmë finalen e Kupës së Shqipërisë. Federata e Futbollit e dorëzon trofeun vetëm në fund, kur të ketë mbaruar gjithçka dhe ajo do të jetë dita e festës për ne. Pastaj Kupa do të ketë festë tjetër nuk diskutohet, sepse do të ishte për herë të parë. Kemi qenë shumë afër, por na ka munguar fati. Mendojmë që sivjet është viti i duhur për ta marrë edhe atë trofe.

CAS

“E prisnim vendimin e Apelit, ishim të përgatitur, por kjo dha ndikimet e veta edhe te skuadra në paraqitjet e ndeshjeve të fundit. Studio jonë ligjore po përgatitet fort për në CAS, aty është beteja jonë e vërtetë. Ne kërkojmë vetëm pafajësinë, asgjë tjetër. Këtë kërkojmë nga CAS-i, pafajësinë, sepse jemi të pastër. Kemi përgatitur gjithçka për sa i takon dosjes dhe jemi gati.

E ARDHMJA

“Jemi gati edhe me merkaton edhe në dalje edhe në hyrje. Punët janë të ndara te Skënderbeu, sa i takon çështjeve ligjore me CAS apo edhe merkatos. I kemi bërë dy blerje, edhe pse Abazaj do të transferohet jashtë, kemi Bregun. gjithashtu kemi shumë lojtarë të huazuar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, por edhe alternativa për ekipin. Gjithçka do të vazhdojë normalisht, nuk e mendojmë asnjëherë dënimin e Skënderbeut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online