Laçi i drejtohet Mziut: Përgënjeshtro deklaratat për trukime, ose gjyq!

Xhelal Mziu habiti të gjithë para disa javësh, kur deklaroi se e dinte që Laçi do mundej në Durrës, ndërsa të njëjtën deklaratë e lëshoi edhe për ndeshjen Vllaznia-Laçi.

Ndonëse të dyja ndeshjet përfunduan me humbjen e Laçit, realisht ishin ndeshje shumë të luftuara, ndaj dukej qartë që parashikimi i Mziut ishte një provokim.

Megjithatë, Laçi ka reaguar mjaft ashpër dhe presidenti Laska e lajmëroi javën e shkuar se këtë radhë nuk do ta kalonte në heshtje këtë histori.

Ashtu si paralajmëroi Laska, sot klubi i Laçit ka dërguar një shpresë zyrtare në Kamzë, nëpërmjet së cilës i kërkohet Xhelal Mziut, por edhe klubit Kamza, që të përgënjeshtrojnë deklaratat e kryebashkiakut.

Nëse kjo gjë nuk ndodh brenda 10 ditësh, Laçi do t’i drejtohet gjykatës, me padi civile për dëme morale dhe psikologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online