Shqiprim Taipi ishte ndër të paktat gjëra pozitive që Skënderbeu mori nga ndeshje e humbur ndaj Partizanit. Mesfushori i ardhur nga Shkëndija u aktivizua nga stoli dhe spikati me lojën e tij. Në një intervistë për “Supersport”, 21-vjeçar tha se nuk e priste këtë debutim kaq të mirë.
“Në fillim kisha emocione. Nuk e prisja që do luaja kaq mirë, pasi vij nga një kampionat tjetër si ai maqedonas dhe këtu në Shqipëri zhvillohet një lojë më fizike. Gjithsesi nuk jam aspak i kënaqur me rezultatin”.
“Shpresoj që të dalim nga kjo situatë e keqe. Tani duhet të shohim përpara. Të shtunën kundër Kastriotit do të luajmë vetëm për fitore. ”.
E ARDHMJA – “Si fillim duhet të presim vendimin e “CAS”. Deri atëherë nga mbetet të luftojmë për titullin ose një vend në Europë, pasi dhe të luash në Europë, nuk është keq”, tha mesfushori.