Besimi në Korçë është i madh. Së pari për gjyqin në CAS me UEFA-n. Nëse vendoset në favor të korçarëve, miliona euro shkojnë në arkat e klubit. Ka shumë optimizëm dhe për këtë edhe ekipi ka marrë garanci, ndaj edhe kundër Kukësit u pa një ekip me marsh tjetër. Duhet siguruar Europa përmes Kupës ose kampionatit.
Veç optimizmit, nga tani trajneri Orges Shehi mund të bëjë llogari të tjera. Nën urdhrat e tij është vënë edhe Dejvi Bregu, i cili në testin e djeshëm me të rinjtë arriti të realizojë gol. Në Superiore e ka tundur shtatë herë rrjetën, ndërkohë që pati disa minuta me Kukësin.
Me Luftëtarin është e sigurt që do të ketë më shumë minuta e me gjasa do e nisë nga fillimi. Bregu padyshim është një nga pikat më të forta të këtij Skënderbeu. Vlonjati është i motivuar për të bërë mirë deri në fund të sezonit dhe në verë pret transferimin jashtë vendit.
Për Shehin tanimë llogaritë bëhen ndryshe edhe me lojtarët e huaj. Shqiprim Taipi është pajisur me pasaportë shqiptare dhe tekniku durrsak tanimë ka një siklet më pak. Gjithsesi problemi nuk është i zgjidhur plotësisht, pasi sërish numri i të huajve në ekip mbetet i madh.
–NJE ISH-SUPER —SKENDERBE— KREJTESISHT I —PASTER —DHE I —PAFAJSHEM —POR I AKUZUAR PA DOGANE -CMENDURISHT-DHE –PADREJTESISHT –PAS ZHUBRAVITJEVE DHE JARGAVITJEVE TE DISA PEDERASTVE SPORTIVE PARTIZANAS -DO TE DALE PADYSHIM — FITIMTAR– NE BETEJEN NDAJ – UEFA-S–DHE JO VETEM KAQ POR DO TE JETE SERISH PRETENDENTI NR— NJE—PER TE– FITUAR– TITUJT E ARDHSHEM -KAMPIONE- NE FUTBOLLIN SHQIPTAR- DHE PER TE LENE SHENJA EDHE ME — POZITIVE– NE KUPAT EUROPJANE -..