Tafaj: Ja çelësi i suksesit të Koliçit

Nga Amerika e largët, trajneri i portierëve të Kukësit, Gud Tafaj, e ka ndjekur nga larg “shkëlqimin” e nxënësit të tij. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Tafaj flet për performancën e Koliçit, aftësitë e tij, por dhe kontaktet e tij të fundit me të, duke mos lënë jashtë vëmendjes dhe një urim për të dalluarin e tij.
Një performancë gjithnjë e në ngritje, cili ishte çelësi që po e ndihmon kaq shumë Koliçin?
Koliçi ka ardhur në rrije gjatë kampionati që lamë pas. Dy fazat e dyta ishte shumë më lart. Portieri duhet të krijojë idenë që është lider në fushë, diçka që e arriti gjatë fazës së dytë.
Komunikimi me mbrojtësit ishte çelësi i suksesit, duke arritur këtë nivel që të gjithë e shohim. Në kupat e Europës kushdo që të ketë luajtur askush nuk ka performuar si Koliçi përballë Sherifit.
Koliçi i ka pasur gjithnjë parametrat e tillë, pasi unë e njoh që në kohën e grupmoshave të kombëtares. Problemi i trajnerëve është si të nxjerrim parametrat që ka një portier. Koliçi i ka pasur të lindura këto parametra që tani po i tregon. Në momentin e parë që e kam takuar i kam thënë se ende nuk nxjerrë në pah çfarë të ka dhënë Zoti.
E rëndësishme ishte të kuptohej për çfarë kishe nevojë Koliçi, por e theksoj se ai e kishte brumin. Nëse në fillim nuk kishte këtë komunikim që ka sot me mbrojtjen, me bindje e them se tashmë është kthyer në një lider për skuadrën.
E keni kontaktuar pas ndeshjes? Çfarë i thatë?
Me mesazhe vetëm, i kam thanë vetëm një fjali: “Je ngjitur aty lart dhe nuk zbret më, atë nivel do ta mbash”. Ai e ka arritur nivelin më të lartë të formës së tij dhe nuk besoj se do të zbresë më. Futbolli është si arti kur vjen një moment që të shpërtheje, por ka shumë rëndësi dhe personi që arrin ta shpërthejë këtë njeri, pasi parametrat i kishte, thjeshtë me kalimin e kohës janë zhvilluar. Po ashtu do të veçoja dhe punën psikologjike, që është shumë e rëndësishme. Asgjë nuk ka ardhur rastësisht.
Nga të gjithë portierët që keni stërvitur, ku do ta rendisnit Koliçin?
Ndër të gjithë ata që kam stërvitur, të cilët janë thuajse të gjithë portierët që luajnë sot në Shqipëri, e vendos Koliçin ndër më të mirët. Aktualisht është një nga portierët më të mirë në Shqipëri.
Besoni se Koliçi është gati për një ftesë nga përfaqësuesja kuqezi?
E meriton një ftesë nga përfaqësuesja, e them me bindje. Çështja e portierit është dhe se ku lind. Fati i Strakoshës ishte që t’i krijohej mundësia të luante tek Lacio. Nëse dhe Koliçi do të luante jashtë, do të flisnim ndryshe.
Koliçi mund të largohet nga urdhrat tuja pas kupave të Europës. A keni një mesazh për “nxënësin tuaj”?
Zemra do që të rrijë me të tek Kukësi, por unë mendoj për atë që ka nevojë. I uroj një karrierë akoma më të gjatë në një skuadër shumë më të madhe dhe me një kontratë shumë më të mirë, që ne nuk arrijmë që t’ia realizojmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online