Skënderbeu fantastik, kalon dhe kazakët e Kairatit

Europa League, kualifikuese, turi i dytë kthim

E enjte, 20:00, Stadiumi Skënderbeu

Skënderbeu – Kairat A. 2–0      (vajtje 1-1)

Shënues: 50′ Lilaj, Palku 83′

 

Nuk di të ndalet ky Skënderbe. Bën detyrën në shtëpi duke mundur 2-0 Kairat Almatin me golat e Lilajt dhe Plakut. Në një stadium të tejmbushur, të besuarit e Ilir Dajës nuk zhgënjyen dhe e shohin veten në turin e tretë aty ku do të ndeshen me çekët e Mladas. Lilaj i dha avantazhin të tijve pas një inkursioni fantastik në krahun e majtë, por më pas e la skuadrën e tij. Megjithatë, korçarët edhe pse në inferioritet numerik arritën që të shënonin golin e dytë me anë të Plakut, i aktivizuar në pjesën e dytë. Një ndeshje e madhe përballë një kundërshtari që ishte kthyer në një makth për skuadrat shqiptare.

 

 

Golat

50′ – GOOOOL SKËNDERBEU Lilaj avancon i vetëm nga e djathta, pasi kalon bukur disa kundërshtarë, godet bukur dhe i jep udhë topit pas shpinës së portierit mik. Shumë pranë kualifikimit. 

83′ – GOOOOL SKËNDERBEU Sebino Plaku vulos kualifikimin. Sulmuesi merr një top të gjatë dhe e sheh vetëm me portierin mik dhe nuk e ka aspka të vëshitirë të shënojë .

Skënderbeu: Shehi, Mici, Jashanica, Nimaga, Osmani (Muzaka 71′), Taku (Dita 90′), Latifi, Vangjeli, Radas, Xhejms (Plaku 46′), Lilaj. Të gatshëm: Teqja, Shkodra, Gripshi.

Trajner: I. Daja

Kairat: Pokatilov , Akhmetov (Iliçeviç 69′), Elek, Bateau, Sujumbajev , Kuat, Arzo, Islamhan, Arshavin, Isael (Anene 78′), Gohu. Të gatshëm: Plotnikov, Rudoselski, Bakaev, Baltabajev.

Trajner: K. Chadaxe

Kartonë të verdhë: Lilaj 28′, 75’/ Elek 58′, Kuat 90′

Karton i kuq: Lilaj 75’/ Arzo 86′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online