“Ta marrim seriozisht”, Brdaric nuk neglizhon aspak Apoloninë: Fitojmë nëse luajmë si ndeshjen e fundit

0

Vllaznia vjen nga një moment mjaft i mirë, teksa në mesjavë mposhtën Laçin në Kupë dhe do të përballen në finale me Skënderbeun. Ditën e nesërme, shkodranët do të përballen me Apoloninë e Fierit, ku do të synojnë me patjetër fitoren, në mënyrë që të mos humbin terren në luftën për titullin kampion.

Trajneri i Vllaznisë, Brdariç doli në një prononcim për mediat ku deklaroi se skuadra duhet të mbajë momentin e mirë dhe të fitojë ndaj Apolonisë. Sipas tij, edhe pse Apolonia ndodhet në vendin e fundit duhet patur kujdes maksimal, në mënyrë që të dalin nga ky takim me tre pikët.

“Ne festuam pas fitores ashtu siç duhej, pasi ishte një ndeshje e madhe dhe performuam mirë. Tani e kemi mbyllur atë kapitull, jemi balancuar, duhet të jemi realistë dhe të fokusohemi te ndeshja e ardhshme. Jemi të qartë për situatën e kundërshtarit. Nesër luajmë për pikët maksimale. Duhet të fitojmë ndeshjen dhe të luajmë me përqendrimin e duhur. Ta marrim seriozisht, fitojmë ndaj Apolonisë nëse luajmë si në ndeshjen e fundit“, deklaroi Brdaric./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.