Ka thyer rregullat e FIFA-s, Zllatan Ibrahimoviç rrezikon të mbyllë karrierën përpara kohe

0

Pak ditë më parë në mediat suedeze doli lajmi se Ibrahimoviç mund të dënohej nga Fifa për shkak të pronësisë të një kompanie bastesh. Mësohet se 39 vjeçari zotëron 10% të kompanisë “Bethard”, çka është në kundërshtim të të gjitha rregullave të futbollit. Gjërat mund të shkojnë shumë keq për Ibrahimoviç, i cili mund të mbyllë përfundimisht karrierën, përpara afatit të dëshiruar nga vetë ai.

Gazeta e shkruar “Bolavip” deklaron se nëse Uefa dhe Fifa vazhdojnë me proçedimin ndaj sulmuesit të Milanit, ai do të dënohet me 3 vite. Gjithashtu mund të paguajë dhe një gjobë prej 100.000 eurosh./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.