“Ta gëzojë Kukësi me tifozët e mrekullueshëm”, Armand Duka për stadiumin e ri: Vit pas viti në realitetin tonë futbollistik

Armand Duka ka reaguar sa i përket stadiumit të ri të Kukësit. Kukës Arena do të hapi sot dyert për ndeshjen e verilindorëve ndaj Lacit. Një stadium modern që i bashkohet infrastrukturës në rritje në futbollin shqiptar në këto vite të fundit.

“Stadiumi i ri i Kukësit hap dyert sot! Të dashur miq,  Mbrëmjen e sotme përmbyllim një tjetër investim strategjik për futbollin shqiptar. Kukës Arena, një investim i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare inagurohet sot në mbrëmje me ndeshjen e Abissnet Superiore, Kukësi-Laçi.

Ndihem shumë i lumtur teksa shikoj që vit pas viti në realitetin tonë futbollistik po shtojmë vepra të tilla që na afrojmë giithmonë e më shumë te standartet e larta që kemi vendosur.  Ta gëzoj futbolli shqiptar dhe qyteti i Kukësit me tifozët e tij të mrekullueshëm”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online