“I marri” që realizoi marrëzinë! Një jetë në kërkim të Anglisë, sot vjen Londra në…Kukës

Viti 2022, nëse kthehemi pas, jo shumë, por vetëm 10 vite, askush nuk e do e besonte në Kukës. Ekipi i qytetit të tyre ishte i destinuar për të qenë pjesë e ligave të futbollit në Shqipëri që nuk janë elitare. Jo vetëm në Kukës, por në çdo qytet tjetër të vogël dhe që shihet si “dorë e dytë”, asnjëherë nuk i vjen momenti për të thënë fjalën e tyre.

Por Safet Gjici nuk pret radhë dhe nuk i intereson e kaluara. Kukësi nisi të ngjiste shkallët e futbollit në Shqipëri në mënyrë të frikshme, aq sa arriti në Superiore dhe nuk u largua më kurrë prej saj. E sikur të mos mjaftonte kjo, uria ishte e madhe me verilindorët që pushtuan edhe Europën duke bërë krenar të gjithë shqiptarët, për të shkuar në atë ndeshje “Play Off-i” me Trabzonsporin.

Ishte “i çmenduri” Safet Gjici që nuk ngurronte t’i binte tavolinës me grusht duke i kërkuar lojtarëve të eliminonin rivalët në garat europiane dhe pse te Kukësi nuk kishin kurrëfarë eksperience në të tilla ndeshje, madje e kishin për herë të parë. Futbollistët nisnin të hidhnin vështrimin nga njëri-tjetri: “Po ky çfarë po thotë? A është mirë?”.

Në fund, rezultoi se “ego e sëmurë” e Gjicit për të qenë i pari dhe për të mos u kënaqur kurrë me pjesëmarrjen, ishte çelësi i suksesit. “I marri” që realizoi një marrëzi! Në këto 10 vite, Kukësi ka arritur që të shpallet edhe kampion, përveç renditjeve në tre vendet e para. Kush do ta besonte më herët se do të vinte një ditë e tillë? Askush, as tifozi më i çmendur.

Si qershia mbi tortë vjen stadium i ri, Kukës Arena. Një infrastrukturë e re që do ta kishin zili edhe shumë klube të tjera të Ballkanit, përtej Shqipërisë. Presidenti i verilindorëve e tha në intervistën e tij për “Sport Magazine” në “Ora News” se shumë kuksianë nga Londra do të vijnë sot për të qenë në inaugurimin e stadiumit të ri. Është më shumë sesa një shtëpi, është pjesëmarrja e një trashëgimie kulturore që do të mbesë për breza me radhë. Një jetë në kërkim të Anglisë, sot vjen Londra…Kukës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online