Ndeshjet e sotme ishin të fundit për fazën e dytë në Kategorinë e Parë të futbollit dhe renditja e skuadrave që synojnë të ngjiten në Superiore nuk është se ka ndryshuar gjatë kësaj faze. Faza e tretë pritet të jetë shumë më e luftuar, pasi ekipet i kanë të qarta objektivat e tyre.
Në Grupin A, kalendari dhe renditja nuk janë përcaktuar ende, pasi ditën e nesërme (e diel), do të luhet sfida mes Besëlidhjes dhe Korabit.
Në Grupin B, Bylisi udhëheq dhe renditja është e tillë: Bylis me 21 pikë, Besa 18, Egnatia 16, Lushnja 14 dhe Oriku me 14 pikë.
KATEGORIA E PARË, KALENDARI I FAZËS SË TRETË