Sytë nga Shameti, Gjoka e ka finale që në debutim

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kukësi ndryshoi trajneri një ditë më parë. Humbja me Kastriotin u cilësua si përgjegjësi e trajnerit Ramadan Ndreu dhe vendin e tij tashmë e ka zënë Ernest Gjoka, me të cilin verilindorët kanë fituar titullin e parë dhe të vetmin në historinë e tyre.

Tashmë vëmendja është te ndeshja e radhës, që zhvillohet shumë shpejt. Kukësi do të udhëtojë drejt Laçit dhe i duhet me çdo kusht të fitojë, ndryshe edhe vendi i dytë në renditje do të vihej në diskutim. Sidomos nëse humbet.

Shqetësimi i Kukësit tanimë është mbrojtja. Gëzim Krasniqi u dëmtua dje në takimin me Kastriotin dhe e ka mbyllur sezonin, ndërkohë që në sfidat e fundit ka munguar edhe kapiteni Ylli Shameti. Gjirokastriti është një nga pikat më të forta të verilindorëve dhe rikthimi i tij është shumë i rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *