Sytë nga merkato, Cikalleshi e mbyll me skuadrën turke

Akhisarispor, klub ku luan Sokol Cikalleshi nuk mundi të sigurojë qëndrimin  në Superligë turke. Rënia nga elita e futbollit turk ka sjellë që klubi të ndryshojë strategji. Në ndryshim nga Superliga turke, divizioni i dytë ka rregulla shumë më strikte përsa i përket numrit të lojtarëve të huaj në një skuadër.

Sipas medies së njohur turke “fanatik”, Cikalleshi dhe mbrojtësi kamerunas Dani janë dy lojtarët që janë vënë shitje nga klubi. Ky vendim i është komunikuar agjentëve të futbollistëve, të cilët po punojnë për të gjetur një destinacion të ri për lojtarët e tyre.

Akhisarspor është ekipi i katërt turk për Cikalleshin, i cili më parë ka provuar të luajë për Goztepe, Osmanlispor dhe Bashakshehir. Sulmuesi kavajas shënoi 4 gola në 18 aktivizime gjatë qëndrimit 5-mujor te skuadra turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *