Sytë nga infermieria, a rrezikon Duro ndaj Flamurtarit?

0

Tre humbje radhazi për Kamzën, që numëron gjashtë pikë të grumbulluara deri më tani në kampionat. Situata në ekipin e drejtuar nga Klodian Duro nuk është e mirë, ndërkohë që të dielën kanë një tjetër përballje të vështirë.

Flamurtari do të jetë mysafir në Kamzë dhe fitorja është i vetmi objektiv për skuadrën periferike të kryeqytetit. Ndërkohë stafi teknik i ka sytë nga infermieria, pasi në ndeshjen e fundit me Luftëtarin munguan disa lojtarë të rëndësishëm.

Me interes pritet të mësohet gjendja e kapitenit Sebino Plaku, i cili u pati probleme kundër Laçi dhe mungoi në Gjirokastër. Gjithashtu edhe Orjad Beqiri prej javësh është i dëmtuar. Në listë u shtua edhe Anxhelo Mumajesi, kurse Ognjen Roloviç ka pasur probleme shëndetësore dhe nuk ishte nën urdhrat e Duros.

Shpresohet që të paktën Plaku dhe malazezi i sulmit të jetë gati, pasi janë dy lojtarë të rëndësishëm të formacionit. Takimi me Flamurtarin luhet të dielën prej orës 13:45 dhe mund të jetë vendimtare edhe për të ardhmen e trajnerit Duro, që deri më tani në krye të Kamzës ka marrë vetëm një fitore kundër Kastriotit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.