Suso provokon para derbit: I kam thënë dy herë “jo” Interit!

Luhet derbi i Malos dhe në Itali skena është për kuqezinjtë dhe ziklatrit që do të takohen këtë fundjavë në një sfidë që pritet të jetë si gjithnjë emocionuese si në fushën e blertë asht udhe në shkallët e stadiumit

Si gjithnjë nuk mungojnë dhe ngacmimet në distancë mes lojtarëve dhe ai që ka menduar ta nxehë pak derbin është spanjolli Suso. I cili ka deklaruar se nuk e ka parë asnjëherë veten tek rivalët e qytetit, madje i ka refuzuar dy herë.

“Interi më ka ndjekur në vitin 2017, por unë asnjëherë nuk e kam menduar që të largohem nga Milani. Jam i lumtur këtu dhe e kisha vendosur që të qëndroja. E falënderoj Gatuzon, pasi po rritem me të. Më ka habitur pak Mirabelli, i cili deklaroi se nuk ishte në dijeni të ofertës që më është bërë, pasi ai e dinte. Ne kishim diskutuar për këtë temë. E kam refuzuar Interin në dy raste”.

“Një tjetër skuadër në Itali? Vetëm nëse nuk më do më MIlani. Kur isha i vogël shikoja Gatuzon në TV dhe më pëlqente shumë fryma e tij dhe shpirti i sakrificës. Them se është njeriu i duhur për Milanin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *