Suso mund të largohet nga Milani këtë verë. prej kohësh është përfolur për shitjen e spanjollit, i cili është një nga ata lojtarë që në arkat e klubit kuqezi mund të sjellë të ardhura të rëndësishme. Momentalisht klubi më i interesuar është Roma.
Madje sipas “Corriere dello Sport” është objektivi kryesor për krahët e sulmit. Momentalisht oferta e tyre shkon deri në 35 milionë euro, ndërkohë që Milani kërkon më shumë: 40. Kjo është pengesa e vetme për transferimin e Susos.
Roma mund të detyrohet ta rrisë ofertën, pasi për lojtarë të tjerë si Kieza, Pulisiç e Bajlei nuk mjaftojnë as 50 milionë euro për të arritur tek ata. Kështu Suso kthehet në objektivin kryesor dhe më të arritshëm.