Suso: Kinezët e bënë rrëmujë Milanin!

Milani është kthyer te rezultatet pozitive dhe një rol protagonisti e ka pasur edhe Suso, anësori spanjoll që së fundmi u ftua edhe nga kombëtarja e vendit të tij dhe në fitoren me Uellsin dha një kontribut të vyer.

Dy asistent e dhëna janë një tregues i formës së mirë që Suso po kalon dhe kjo edhe falë Milanit, ku ai ka gjetur qetësinë. Në një prononcim të dhënë ai ka treguar se situata në kampin kuqezi ka ndryshuar me ardhjen e fondit “Elliot”.

“Pas rrëmujës së kinezëve, tani me amerikanët është qetësuar gjithçka. Kanë hyrë në klub legjenda si Maldini dhe Leonardo, njerëz që e njohin futbollin dhe klubin”, është shprehur Suso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online