Sërish me mbrojtje të “arnuar”, Flamurtari me mungesa

Flamurtari barazoi 2-2 me Kamzën javën e fundit, por më parë ishte mposhtur nga Lacci. Vlonjatët kërkojnë kthesën te rezultatet pozitive dhe për këtë duhet të mundin Tiranën ditën e hënë. Nga ana tjetër për trajneri Daja duhet të mendojë për formacionin.

Sikurse dihet, Elton Kale ende nuk ka marrë “OK” nga FIFA dhe nuk mund të luajë, ndërkohë që edhe Emiljano Musta është i pezulluar me kartonë. Problem më vete janë dëmtimet dhe bëhet fjalë për dy lojtarë të qendrës së mbrojtjes.

Rumuni Sirgi ende nuk është gati, ndërkohë që edhe Albi Alla zor se do të mund të kapë ritmin e duhur gjatë këtyre ditëve për të luajtur kundër Tiranës. Flamurtari me shumë mundësi do të vijojë të luajë me Deliajn dhe Pollozhanin në qendër të prapavijës, lojtarë këta që më së shumti janë aktivizuar në mesfushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online