Gonzalo Higuain ka edhe dy vite kontratë me Juventusin. Sulmuesit argjentinas i përfundoi huazimi me Çelsin, por ai nuk ka ndërmend të qëndrojë në Torino.
Lajme të bujshme vijnë nga Argjentina, aty ku zbulohet edhe destinacioni i ri i “Pipitës”. Sipas gazetarit të njohur latin, Diego Borinski, Higuain është objektivi primar i Atletiko Madrid.
Diego Simeone e kërkon me çdo kusht në ekipin e tij dhe një ofertë zyrtare pritet t’i bëhet Juventusit në ditët e ardhshme.
Higuain la Realin verën e vitit 2013 për t’u transferuar te Napoli, ndërsa tani mund të vijë rikthimi i tij në La Liga pas 6 vitesh, por në anën tjetër të Madridit, në atë të Atletikos.