E kishte fituar Kupën e Italisë më 2013, por atë vit Thomas Strakosha ishte një djalosh i panjohur, në stolin e Lacios dhe pakkush e mendonte se do të bëhej një titullar fiks pak vite më vonë. Tani, në moshën 22-vjeçare, Thomas Strakosha është protagonist në trofeun e parë të Lacios pas 4 vitesh. Sot Lacio mundi 3-2 Juventusin, në një finale Superkupe që i pati të gjitha: gola, lojë, përmbysje e emocion ne në shtesë, të gjitha përballë një stadiumi thuajse të mbushur në Romë.
Juventusi nuk ishte makineria e zakonshme e viteve të fundit dhe ndoshta edhe largimi i Bonuçit i ka prishur shumë punë trajnerit Alegri, sepse sot provoi Barzalin në të djathtë dhe më pas e spostoi në qendër, duke futur De Shilion, i cili pati një debutim për t’u harruar.
Simone Inzagi hodhi në fushë një Lacio shumë agresive dhe të shpejtë, që ushtroi presion dhe gjeti golin e parë me Imobilen në minutën e 32-të, me 11-metërsh. Sërish Imobile shënoi golin e dytë në minutën e 54-t.
Dibala rihapi gjithçka në minutën e 85-të dhe vetë ylli argjentinas barazoi nga pika e bardhë në minutën e parë shtesë, pasi Aleks Sandro u ndal me faull në zonë.
Dybala mete un golazo de tiro libre pero la juventus pierde 3 a 2 con la lazio en la supercopa de italia pic.twitter.com/XgpAheOW0a
— Caruso 2.0 (@CarhumoFulbo) August 13, 2017
Dybala converte o pênalti e deixa tudo igual aos 45 do 2° tempo!
Juventus 2×2 Lazio
(siga: @HTE__Sports) pic.twitter.com/9iFzKp4Sv7
— Siga: @HTE__Sports (@gols_HTE) August 13, 2017
Shtesat u evituan nga një djalosh që pakkush e priste: Alesandro Murxhia, 21 vjeç, u fut në minutën e 80-të dhe u gjend në qendër të zonës kur Lukaku bëri lëmsh Juventusin dhe la në vend De Shilion, me një depërtim të pandalshëm, para se të pasonte në qendër, ku Murxhia me qetësi shënoi, në minutën e 93-të.
Juventus – Lazio 2-3 (Alessandro Murgia) ?talya #murgia #lazio #juventus #JuveLazio #immobile #dybala #alessandromurgia pic.twitter.com/sxxAvsy91P
— Ivoz13 (@ivailoz1) August 13, 2017
Festë në Romë, dëshpërim te Juventusi, që humbet përsëri Superkupën, edhe pse nuk është trofeu më i rëndësishëm i mundshëm për bardhezinjtë.
Lottare. Vincere. Esultare sotto la #CurvaNord. FATTO ? pic.twitter.com/zFcXgSnZxs
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) August 13, 2017