Superiorja pas javës së “barometrit”, ja situata

Superiorja ka ndalur për momentin, ndërkohë që janë luajtur deri më tani plot 13 ndeshje. Java e fundit ishte mjaft interesante, pasi luanin ekipet me objektiva të njëjta mes tyre. Partizani dhe Skënderbeu kanë dalë të fituarat.

Të kuqtë fituan 1-0 kundër Laçit, kurse Skënderbeu mposhti Flamurtarin po me të njëjtin rezultat. Kështu këto dy ekipe janë distancuar nga ekipet e tjetra, duke e bërë garën për titullin një çështje mes tyre.

Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Teutës dhe mbetet në vendin e pestë në klasifikim. Për durrsakët pika e marrë ishte e kënaqshme, pasi për momentin renditen në vendin e tretë. Europa është objektivi i tyre dhe janë në rrugë të mbarë. Edhe Laçi, pavarësisht humbjes, është brenda objektivave deri më tani.

Surpriza e bukur ishte Kastrioti këtë javë. Tre gola të shënuar në portën e Kamzës dhe krutanët tanimë mund të shpresojnë mbijetesën. Mision i vështirë për ta dhe skuadrën periferike të kryeqytetit. Por gara është e hapur.

Tirana ka vetëm tre pikë më shumë se Kastrioti i vendit të fundit. Luftëtari gjithashtu ka festuar, pasi mundi bardheblutë me përmbysje. Tanimë gjirokastritët kanë pesë pikë më shumë se Kamza dhe gradualisht po tentojnë t’i largohen zonës së ftohtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *