Superiorja pa polici, Guerrils zbulojnë prapaskenat

FSHF e ka vendosur. Në finalen e Kupës së Shqipërisë, midis Skënderbeut dhe Laçit, Policia ishte e pozicionuar në korridoret e stadiumit dhe jashtë, ndërkohë që edhe ne ndeshjen Partizani-Maribori nuk kishte mes tifozëve forca të rendit.

Tashmë do të ketë vetëm stjuartë dhe Policia do të ndërhyjë vetëm në rast kur lindin incidente. Ndërkohë, Ultras Guerrils, ka dalë me një deklaratë, ku ndihen fitimtarë të kësaj lufte, madje sqarojnë se kërkesë e tyre ka bërë që FSHF të reagojë dhe marrë vendimin për të mos pasur policë mes tifozëve në ndeshjet e Superiores.

“Ishim ne ata që të parët u përballëm me masën represive të identifikimit dhe ishim të parët që e kundërshtuam atë duke i rezistuar deri në fund. Hapat ishin konkrete, të karakterizuar jo me braktisje të stadiumit, por me refuzim të identifikimit dhe për pasojë qëndrimin jashtë. Deri sa me mënyrat tona, nëpërmjet këmbënguljes, shpjegimit, artikulimit dhe pa ndihmën e askujt ja arritëm ta fitonim këtë betejë! Ndërkohë ajo e radhës ishte largimi i uniformave jashtë rrethimit të stadiumit, ku veçanërisht insistuam me të gjitha mënyrat në ndeshjen e parë europiane ndaj Mariborit dhe në fakt ashtu ndodhi. Arritëm të paret të shijojmë një ndeshje në kushtet që ne duam, në liri të plotë, pa praninë e uniformave, shkopinjve dhe pistoletave! Pa polici s’ka as probleme ! Pas dërgimit si kërkesë, me referencë shembullin e ndeshjes me Mariborin, kemi marrë përgjigje nga ana e FSHF që tashmë nuk do ketë policë brenda rrethimit në asnjë stadium të Superiores”, shkruajnë “Guerrils” në faqen e tyre zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *