Superiorja në “lupën”e Shkëlqim Muçës, gara dhe pritshmëritë

Ish-futbollisti e trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muça, në skanerin e javës së 16-të të Kategorisë Superiore, për SportEkspres.com veçoi disa detaje që do e bëjnë më të bukur e të vështirë rrugën e skuadrave në gjysmën e dytë të këtij kampionati.

Vetë Muça, në hapësirën e viteve 1978-1990 ka luajtur në 12 sezone me fanellën e 17 Nëntorit (sot Tirana) me 4 tituj kampionë, por edhe 16 ndeshje me Kombëtaren. Pas vitit 1994, Shkëlqim Muça ka qenë aktiv në tregun e trajningut, ka drejtuar shtatë skuadra dhe 3 herë ka fituar titullin kampion me Tiranën, Dinamon e Skënderbeun.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Katër fitore të skuadrave vendase dhe një barazim, si i lexoni rezultatet e javës së 16-të të Kategorisë Superiore?
-Unë mendoj se kemi hyrë në atë fazë të kampionatit ku llogaritë bëhen edhe më të detajuara. Këtë e tregojnë edhe rezultatet e kësaj jave që u mbyll në Superiore, pasi skuadrat po mundohen që të marrin maksimumin në fushat e tyre, që shërbejnë edhe si bazë për rezultatet jashtë fushe.

Mund të themi se u thellua më shumë diferenca mes dy grupeve në renditje, me këto rezultate?
-Unë them se po, madje do të thoja se deri në mbylljen e këtij sezoni të Kategorisë Superiore, do të kemi dy minikampionate: gjashtë skuadrat e para që do të luftojnë për kreun dhe Europën, si dhe katër skuadrat e fundit që do të luftojnë për mbijetesë. Por, me merkaton e dimrit mund të kemi edhe ndonjë lëvizje ndryshe në të dy kahet e renditjes.

Cila nga ndeshjet e kësaj jave nuk doli në pritshmëri, apo të gjitha duken në logjikën e tyre?
-Të gjitha rezultatet e javës së 16-të mendoj se ishin normale dhe të logjikshme. Sepse pritej barazimi i Partizanit në Durrës, madje edhe mund të fitonte. Po kështu edhe fitorja e Kukësit, ndërsa skuadrat e tjera i kishin si detyrim fitoret. Këtu kam parasysh Tiranën me Flamurtarin.

Çfarë tregon fakti që skuadrat vendase dolën të gjithë me tri pikë, ndërsa Teuta në barazim me Partizanin?
-Kjo është një nga të veçantat e kësaj jave. Rrallë ka ndodhur në këto vitet e fundit të Kategorisë Superiore, që skuadrat vendase të dominojnë ndeshjet në rezultat. Kjo vjen edhe nga trysnia që ka çdo skuadër në fushën e saj për të marrë maksimumin e pikëve.

Po si dukurinë më të spikatur, ju çfarë veçoni nga java e 16-të?
-Veç dukurisë që përmenda më sipër në rezultate, tjetër është fakti se kampionati po bëhet më rival në të dy kahet e renditjes. Duke qenë se llogaritë tashmë janë në plan të parë, jemi duke parë një Superiore më interesante, por edhe të vështirë në gjithë tregues e saj.

Janë gjashtë skuadra që po luftojnë në vendet e kreut, si e mendoni renditjen e tyre deri në fundin e fazës së dytë?
-Duke qenë se do të luhen 10 ndeshje, nga dy për çdo skuadër, në lojë janë 6 pikë. Pra, nëse një skuadër i fiton të dyja ndeshjet e fazës së dytë, konsolidohet më shumë në pozicionin e saj në renditje, çka mund të sjellë ngushtimin e diferencës në pikët mes tyre.

Java e 17-të nis të premten me sfidën Partizani-Kukësi, a është kjo një kryendeshje e kësaj jave?
-Ndeshja Partizani-Kukësi mendoj se do të përcaktojë shumë ecurinë e skuadrave në kreun e renditjes. Natyrisht që mbetet një kryendeshje, jo vetëm se luajnë mes tyre dy skuadrat e kreut, por edhe për historinë dhe aktualitetin. Kjo është ndeshja e vitit 2018 në Superioren e këtij sezoni.

Në takimet e tjera të kësaj jave, mund të presim ndonjë rezultat surprizë?
-Unë i parashikoj në aspektin teknik ndeshjet, e për javën e 17-të kalendari ofron edhe surpriza, e prognoza e tyre aty të çon. Por për të qenë më i matur, them se gjithçka do të varet nga loja që do të zhvillojë çdo skuadër, nga gjendja e tyre fizike, si dhe nga ana taktike në këto sfida.

Po në dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë, çfarë mund të kenë rezervuar skuadrat?
-Së pari do të uroja që skuadrat të mos tolerojnë në këto ndeshje, e njëherësh, unë do doja që ky vit kalendarik të mbyllet me ndeshje të mira dhe Fair-play, që skuadrat të shkojnë në gjysmën tjetër të sezonit me ide më të qarta për vazhdimësinë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online