Superiorja bëhet gati, ndeshjet të shtunën dhe të dielën

0

Këtë fundjavë nis edicioni i 79-të i Kategorisë Superiore, kampionat që nis me shumë vonesë, disa javë pas gjithë kampionateve të tjerë në Europë, ndaj do të ketë ngjeshje të jashtëzakonshme, me shumë ndeshje që do të luhen në mesjavë.

Të shtunën do të luhen tre ndeshje, me sfidën hapëse të kampionatit që do të luhet në “Zeqir Ymeri”, ku Kukësi do të presë Kamzën.

Skënderbeu do të presë në Korçë Flamurtarin, ndërsa në “Niko Dovana” Teuta sfidon Luftëtarin. Një ditë më pas, Lushnja do të presë Vllazninë në Fier, pasi punimet në stadiumin “Roza Haxhiu” nuk kanë përfunduar ende. Në mbrëmje, java e parë do të kompletohet me sfidën Partizani-Laçi, në “Selman Stërmasi”.

SUPERIORE / JAVA E PARË

E SHTUNË

Kukesi – Kamza          (16:00)

Skënderbeu – Flamurtari (19:00)

Teuta – Luftetari          (19:00)

E DIEL

Lushnja – Vllaznia       (16:00)

Partizani – Laçi            (19:00)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.