Interi e ka mbyllur shkëlqyeshëm turneun aziatik, sepse sot ka mundur 2-1 Çelsin, një rival i një niveli shumë të lartë. Presing konstant, kontroll loje dhe kundërsulm perfekt: Interi i Spaletit po nis të bindë edhe më skeptikët.
Jovetiç në shtesën e pjesës së parë shënoi golin e parë, duke gjetur golin pas grushtimit të penalltisë nga belgu Kurtua, ndërsa vetë malazezi i dha asistin e golit të dytë kroatit Perishiç në minutën e 53-të.
Pas shumë ndërrimesh, Çelsi u kthye në jetë: shënoi një supergol nga 40 metra… Xhofri Kondogbia! Mesfushori shënoi një autogol spektakolar, që i hapi rrugë një 10-minutëshi të zjarrtë nga Çelsi, që gjeti edhe barazimin, por Batshuaj ishte në pozicion jashtë loje.
Në sezonin 2005/2006 ishte Marko Materaci ai që shënoi një autogol të tillë, kundër Empolit. I doli pasardhësi!