Gafa e Norvegjisë i jep 3 pikë Kosovës U-21

Një lajm i mirë: nuk bëjmë vetëm ne gafa në arenën ndërkombëtare, sepse në të shkuarën kemi humbur disa ndeshje, si në rang moshash, ashtu edhe me kombëtaren e madhe.

Tani e ka radhën Norvegjia të bëjë një gafë, sepse fitorja 5-0 kundër Kosovës në kualifikueset e Kampionatit Europian U-21 është anuluar.

Kosova ka marrë fitore në tavolinë, për faktin se Norvegjia aktivizoi mbrojtësin që aktivizohet në Skoci me Seltik, Kristofer Ajer, autor i një goli ndaj Kosovës. Ky i fundit kishte marrë një karton të kuq në ndeshjen kundër Spanjës U-19 në mars dhe te Norvegjia menduan se te U-21 ai karton nuk llogaritej. Një gafë e rëndë, që ka detyruar Federatën Norvegjeze të hapë një hetim të brendshëm, sepse futbollisti kishte njoftuar që kishte një karton të kuq.

Trajneri norvegjez Leif Gunar Smerud është i ndershëm: “Rregullat duhen respektuar, nuk kemi fjalë. Kualifikimi bëhet që tani mision thuajse i pamundur”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online