Sulmuesi i ri i Skënderbeut nuk luan ndaj Mlladës, federimi nuk u krye në kohë

Pritej që ditën e djeshme në stërvitje me Skënderbeun të dilte edhe futbollisti nga Gambia Ali Soue, por sulmuesi që u huazua nga Kievo nuk është dukur gjëkundi. Burime pranë stafit teknik tregojnë për gazetën se Ali Soue do të vijë në ditët në vazhdim dhe ardhja e tij nuk po nxitohet, pasi Skënderbeu nuk ka arritur që ta federojë në kohë lojtarin për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Në këtë mënyrë, shpresa që Ali Soue të luante në takimin e kthimit është shuar krejtësisht ditën e djeshme dhe futbollisti nga Gambia mund të luajë me Skënderbeun në Europë vetëm nëse kalon në raundin e “play-off”-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online