Laçi e mund në miqësore, Kamza zyrtarizon firmat me Idrizajn dhe Halilajn

Laçi triumfon me Kamzën
Kamza dhe Laçi u përballën ditën e djeshme mes tyre në një ndeshje miqësore, përballje që në fund u fitua nga skuadra kurbinas. Ishte një ndeshje që nuk u ngrit në asnjë moment në lartësinë e duhur, por duke parë që skuadrat ende nuk janë kompletuar, është e pranueshme. Të tri golat e takimit u shënuan në pjesën e parë, teksa ishte sulmuesi Jurgen Vatnikaj ai që realizoi i pari dhe shënoi për skuadrën e Laçit. 21-vjeçari i ardhur nga skuadra e Partizanit shënoi në minutën e tetë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që barazimi i Kamzës do të vinte në minutën e 27-të, kur Zuna mposhti portierin Selmani. Nuk vonoi kundërpërgjigja e kurbinasve, që për tre minuta shënuan golin e dytë me anë të kapitenit Erjon Vucaj. 1-2 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes, ndërsa në të dytën trajnerët e të dyja ekipeve bënë disa zëvendësime, që nuk është se sollën ndonjë ndryshim në lojë dhe rezultat, duke bërë që gjithçka të mbyllej me fitoren e Laçit, që më parë ka mundur Teutën në miqësore, ndërkohë që është mposhtur nga Liria e Prizrenit dhe ka barazuar me Lushnjen. Për Kamzën kjo ishte ndeshja e parë miqësore.

Kamza – Laçi              1-2

Shënues: Zuna 27’ / Vatnikaj 8’(pen.), Vucaj 30’
Kamza: Gjonikaj, Ymeri, Lelis, Frashëri, Arrabal, Koleci, Elmazi, Mehmeti, Niason, Zuna, Rezi. (U aktivizuan: Zefi, Balaj, Lame, Rami, Gjonaj, Ngjela, Çema, Spaho, Rasha, Syziu, Marinaj, Xhepa, Avdyli). Trajner: Ramadan Ndreu.
Laçi: Selmani, Sefgjini, Qaqi, Gjoni, Shala, Ejoh, Jonuzi, Vucaj, Kallaku, Bardhi, Vatnikaj, Ejoh, Shala. (U aktivizuan: Popaj, Tejeci, Hyka, Fangaj, Perkeqi). Trajner: Stavri Nica.
Gjyqtarë: D. Maletaj, M. Shazivari, G. Cenolli (Tirana)
Kartonë të verdhë: Niason 28’, Lelis 61’

Ndreu zbulon “goditjet”, Nica do afrime

Pas ndeshjes miqësore mes Kamzës dhe Laçit, trajnerët e të dy ekipeve kanë dhënë përshtypjet e tyre mbi përballjen dhe gjendjen e skuadrave të tyre. Fillimisht ishte trajneri Ndreu ai që foli, duke vënë në dukje mangësitë në finalizim, ndërkohë që njoftoi se pjesë e Kamzës do të jenë portieri Argent Halilaj dhe mbrojtësi Hektor Idrizaj.
“Kjo ndeshje na shërbeu për të parë gjendjen reale të lojtarëve, pas kësaj periudhe të parë përgatitore. Ishte e nevojshme për të nxjerrë dhe një konkluzion për lojtarët e ardhur në provë, ku mund të them me bindje se nuk treguan ato vlera që ne prisnim prej tyre. Pavarësisht se skuadra nuk e ka kondicionin e duhur fizik, pasi është vetëm fillimi, tregoi se e njeh mirë lojën, qarkullon bukur topin dhe rrezikon, por finalizimi mbetet ende një e metë që besojmë se me ardhjen e lojtarëve të tjerë cilësorë do të rregullohet. Skuadra ka nevojë për përforcime lojtarësh, që gati po bëhen realitet siç është braziliani Arrabal, Zefi, Halilaj që ka firmosur sot, apo Idrizaj që do të firmosë të hënën. Sigurisht që do të godasim përsëri në merkato për edhe disa lojtarë të tjerë cilësorë”, u shpreh Ndreu për mediat, ndërkohë që pas tij foli edhe trajneri durrsak i Laçit. Nica theksoi se ende skuadra nuk e bind dhe se kanë nevojë për përforcime, ndaj tashmë “topi” kalon nga presidenti Pashk Laska, që po mundohet të gjejë një sulmues dhe një mbrojtës të djathtë për skuadrën. “Ende skuadra nuk po më bind, nuk është në gjendjen që ne kërkojmë, pasi është herët akoma për sa i përket kondicionit fizik. Gjithsesi, me këtë përbërje skuadra nuk është e aftë ta përballojë kampionatin. Sigurisht që duhen përforcime”, u shpreh Nica pas miqësores së djeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online