Kushtrimi i Tefik Osmanit: Tifozë, së bashku ia dalim!

Korçari beson se me një “Elbasan Arena” plot e përplot Skënderbeu do ia dalë t’i kalojë çekët e Mladës

Leonard Trebicka

Pas mbërritjes në Korçë, futbollistët e Skënderbeut duket se janë sërish optimistë, pavarësisht humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në Çeki. Po kaq optimist duket se është edhe Tefik Osmani, i cili dje ka analizuar takimin e parë në Çeki dhe ka folur për ndeshjen e kthimit, mundësitë e ekipit për të kaluar më tej, teksa në konferencën por shtyp është shprehur i qartë se me mbështetjen e tifozëve bardhekuqtë mund ta eliminojnë Mlada Boleslavën.

Tefik, tani që jeni kthyer nga Çekia, a mund të na thoni nëse ishte një rezultat i mirë ai i ndeshje së parë, apo do kishte edhe më mirë?
-Në pjesën e parë jam dakord që jemi mundur me rezultatin 1-0, pasi kemi luajtur dobët të gjithë. Në pjesën e dytë besoj se meritonim barazimin. Ishte rezultati më i drejtë për atë pjesë loje. Por u ndëshkuam dhe as vetë nuk e besuam sesi arritëm të pësonim gol aq shpejt.

Diçka u duk se nuk shkoi me mesfushën në pjesën e parë…
-Nuk mendoj kështu si ju, që nuk funksionoi mesfusha. Ne jemi grup dhe mendoj se nuk ka funksionuar komplet grupi dhe kjo solli atë lojë jo të mirë të pjesës së parë.

Përse ndodhi kjo? A mos ju studioi Mlada më mirë?
-Nuk është kjo, besoj, nuk jam dakord me këtë. Nëse na kishte studiuar mirë, atëherë pse në pjesën e dytë gjithçka foli më shumë për ne dhe ishim më të kthjellët në lojë? Mendoj që sa vjen edhe presioni i ndeshjeve bëhet më i madh. Tani jemi në turin e tretë dhe çdo njeri shikon për lart. Megjithatë tani jemi në lojë sërish, një rezultat deri diku i mirë. Shanset janë ende 50 me 50.

Mos ndoshta presioni mbi ju ishte që në momentin kur ky ekip u quajt më lehtësisht i kalueshëm se Kairati?
-Një gjë të tillë e kemi ditur që në momentin kur u hodh shorti. Në rast se kalonim Kairatin tifozët do të mendonin se ishte i kaluar edhe turi tjetër. Ekipet ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri. Nëse Kairati të lejonte të luaje futboll, Mlada është më agresiv si ekip.

Tashmë që e njohët nga afër, ku mendoni se është pika e fortë e tyre?
-Mua nuk më intereson se ku është pika e tyre e fortë, mua më intereson që pika jonë e fortë të jetë në stadium atë ndeshje. Janë tifozët pika jonë dhe të na përkrahin siç bënë në ndeshjen me Kairat Almatin. E di që është shumë e vështirë sepse nuk luajmë në stadiumin tonë, por iu kërkoj të bëjnë një sakrificë për ekipin e zemrës së tyre. Nëse do të kemi atë mbështetje që kishim me Kairatin çdo lojtar do japë më shumë se 100%.

-Duke parë rezultatin e ndeshje së parë, a mendoni se do t’ia dalë Skënderbeu?
-E thashë edhe më sipër, edhe pse jemi mundur atje 2-1, është një ndeshje që shanset për të kaluar janë 50 me 50. Kjo është e gjitha. Por e them sërish, na duhet shumë mbështetje. Besoj te ky grup dhe te ky ekip. Asnjëherë nuk e kemi menduar që Skënderbeu nuk ia del. Megjithatë edhe kjo “ia dalim” që unë po them duhet kuptuar, pasi mund të kthehet edhe në presion për ekipin.

-Kthehen Xhejms dhe Lilaj, është më i fortë ekipi tashmë?
-Normale, ishin dy mungesa të rëndësishme. Unë e kam thënë edhe më parë, ekipi i Skënderbeut është grup, nuk varemi nga individët, aq më tepër këtë vit. Kemi qenë të varur nga Shkëmbi, Shehi apo Salihi, ndërsa të tjerët janë grup për të marrë maksimumin.

-Dy gola të pësuar në një ndeshje, ndërkohë që në katër takime pësuat vetëm një…
-E di ku doni të dilni, në faktin që kemi çaluar në mbrojtje, por unë nuk mendoj kështu. E përsëris, jemi grup dhe kur fitojmë jemi të gjithë bashkë, po ashtu edhe kur humbasim.

-Çfarë ishte ai gol i shpejtë i pësuar në Çeki?
-Mendoj që mund të ketë qenë një moment ku ne gëzuam më shumë seç duhej. Jo se harruam, por ekipi gjithmonë është mbrojtur mirë sa herë kemi dashur. Loja ka filluar shpejt dhe na ka gjetur të papërgatitur në maksimum.

-E meriton Skënderbeu të kalojë më tej?
-Mendoj që Skënderbeu me lojën e treguar në pjesën e dytë e meriton ta kalojë këtë tur.

Tifozët i quajtët “armë” e fortë. U bëni thirrje të jenë në stadium si ndaj Dinamo Zagrebit?
-Sigurisht, ata janë një forcë e madhe për ne. Ju më pyetët për kundërshtarin, por nëse kemi tifozët, jemi të fortë më shumë. I presim sa më të shumtë në stadium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online